Skip to content
Bota

Ish-polici që vrau afro-amerikanin George Floyd lirohet me kusht nga burgu

· 1 min lexim

Derek Chauvin, një nga katër ish-oficerët e akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit Gerorge Floyed, është liruar ditën e sotme nga burgu.

Chauvin, 44 vjeç ndodhej në burgun e sigurisë maksimale në Oak Park Heights që nga fundi i majit, por ai u la i lirë sot me kusht që të paguante 1 milion dollarë dhe pritet të paraqitet në gjykatë në mars të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë kujtojmë që 46-vjeçari George Floyd humbi jetën  nga sjellja brutale e Derek Chauvin oficeri policie në Minneapolis.

Floyd u mbajt për shumë minuta i shtrirë përtokë, ku oficeri i policisë i vendosi me forcë gjyrin e tij në zverk.George Floyd i përgjërohej policit se nuk mund të merrte frymë, mirëpo ai nuk e lëshoi pavërsisht thirrjeve të tij për ndihmë.

Ngjarja ka ndodhur për shkak se pronari i një marketi lagjeje e kishte thirrur policinë, pasi dyshonte se George Floyd kishte dashur të merrte produkte me kupon fallso.

Edhe personat kalimtarë  që janë ndodhur në momentin e ngjarjes i kanë kërkuar oficerit të policisë që ta lironte 46-vjeçarin, pasi ai nuk po tentonte  as t’i kundërshtonte.