Skip to content
Të Gjitha

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla me covid, niset me urgjencë drejt Turqisë

· 1 min lexim

Ish-kryeprokurori Adriatik Lllalla, mësohet se është infektuar me covid-19, dhe është në një gjendje të rëndë.

Si pasojë, bëhet me dije se ish-kryeprokurori, pasi ka qëndruar disa ditë i shtruar në një spital në vendin tonë, është dërguar më pas drejt Turqisë për kurim të specializuar.

Kujtojmë se Llalla nuk ëshë e vetmja figurë publike i cili ka vendosur që të kurohet jashtë shtetit, pasi vetëm gjatë muajve të fundit janë nisur drejt Turqisë 80 avionë privatë.

Po ashtu edhe krerët e Kishës Orthodokse dhe Kishës Katolike shqiptare, Anastas Janullatos dhe George Frendo janë dërguar për kurim pas infektimit me covid në Greqi dhe Itali./GazetaReforma.com/