Skip to content
Politikë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi shkon në SPAK

· 1 min lexim

Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Klosi po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, ishte njoftimi i SPAK disa javë më parë

Ndërkohë, Klosi pasi doli nga SPAK,  nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.