Skip to content
Uncategorized

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston ditëlindjen, nusja i bën dedikimin e veçantë

· 2 min lexim

Shqiptarët e njohën në një kohë të vështirë siç ishte ajo e dy tërmeteve të fuqishëm të vitit të kaluar, dhe që prej atëherë nuk do ta harrojnë më.

Është fjala për inxhinieren dhe profesoreshën e njohur Luljeta Bozo, e cila feston sot ditëlindjen dhe një urim të veçantë asaj ia ka bërë edhe nusja e djalit, regjisorja Alda Biba.

Pas tërmetit të shtatorit dhe atij të nëntorit 2019, inxhinierja Bozo, u kthye në “zërin e qetësisë” të çdo familje shqiptare.

Ja statusi i plotë i regjisores Alda Biba:

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi), ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falënderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditorë universitetesh prestigjioze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di”,- shkruan ndër të tjera regjisorja Bida për inxhinieren Luljeta Bozo.

Screenshot_1.jpg

/GazetaRefiorma.com/