Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investimet nuk kanë ecur sipas planit, ngec projekti i Rrugës së Arbrit

10:20 07/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë u mburrën në fillim të punimeve të Rrugës së Arbrit se projekti koncesionar do ta përfundonte ndërtimin një vit para afatit të parashikuar. Por afro gjashtë muaj nga afati, punimet sipas Ministrisë së Financave kanë ngecur dhe investimet nuk janë realizuar sipas planit.

Pezullimi i punimeve në tunelin e Murrizit në projektin e Rrugës së Arbrit duket se ka sjellë vonesa në investime dhe mosrealizime në punime, sipas programit të parashikuar në projektin e kushtueshëm koncesionar, për të cilin, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, janë mburrur me shumicë në fillim të punimeve. Sipas një raporti të Ministrisë së Financave, ndryshe nga tejkalimet në investime në vitin 2018, kompania koncesionare nuk ka realizuar investimet sipas planit në vitet 2019 dhe në vitet 2020, duke mbetur pas kalendarit të përgjithshëm të punimeve që parashikojnë hapjen e rrugës për përdorim në prill të vitit 2020.

Projekti që pritet t’i kushtojë taksapaguesve 40 miliardë lekë kosto ndërtimi dhe interesa përgjatë 13 viteve, duhet të lidhë Tiranën me kufirin me Maqedoninë përmes një rruge malore rreth 100 kilometra të gjatë, ku projekti më sfidues nga pikëpamja inxhinierike, tuneli poshtë qafës së Murrizit, është aktualisht i shembur me fat të panjohur.

“Deri në fund të vitit 2020 është realizuar 65% e volumit të punimeve të ndërtimit, rreth 5 pikë përqindje më pak se sa ishte parashikuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të pezullimit të punimeve në tunelin e Murrizit dhe punimeve në skarpata për segmentet numër 2 dhe numër 4,” shkruhet në relacionin e Ministrisë së Financave për ecurinë e kontratave kryesore koncesionare.

Sipas të dhënave të Ministrisë, në vitin 2020 parashikohej të investoheshin 8 miliardë lekë ndërsa janë investuar 6.3 miliardë lekë. Edhe në vitin 2019, investimet nuk u realizuan plotësisht. Problemi, sipas Ministrisë së Financave është sërish Tuneli i Murrizit.

“Për vitin 2019, vlera e realizuar e investimit përbën 84.6% të vlerës totale të parashikuar për t’u investuar gjatë këtij viti, për shkak të problematikës së Tunelit të Murrizit ku ritmi i punimeve u ngadalësua,” shkruhet në relacion.

Koncesionari pati kryer afro 7 miliardë lekë punime në vitin 2018, në krahasim me 3.5 miliardë lekë të planifikuara, gjë që krijoi euforinë e qeverisë për suksesin e projektit. Sipas raportit, autoriteti kontraktor “nuk ka aplikuar penalitete” për vonesat në investime.

Kontratat koncesionare të qeverisë “Rama” janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si të rrezikshme dhe pa leverdisshmëri ekonomike si dhe nga Departamenti i Shtetit si kontrata të lidhura pa garë të mirëfilltë. Partia Demokratike në opozitë i ka denoncuar shpesh ato si kontrata korruptive.

Rama inspektoi punimet në Rrugën e Arbrit në një vizitë reklamë për qeverinë në tetor 2018, nën shoqërinë e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Afrim Qendro. Sipas një bisede të xhiruar nga kamerat e kryeministrit dhe të promovuar prej tij, Rama shpalli se rruga do të përfundojë së ndërtuari në prill 2021, një vit para afatit. Premtimi i rradhës i qeverisë është hapja e rrugës në fund të këtij viti.

Ndërkohë, ndërsa punimet nuk kanë ecur sipas planit, pagesat e taksapaguesve për ndërtimin e rrugës kanë ecur me realizim plani 100%, bën të ditur Ministria e Financave.

“Pagesat faktike të vitit 2020 janë në masën rreth 2.7 miliardë Lekë, duke rezultuar me një realizim prej 100% nga plani vjetor,” thuhet në relacion./ BIRN

Etiketa: Investimetngec projetkirruga e arbrit

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Manastirliu i drejtohet opozitës: I bëni thirrje qytetarëve të vaksinohen, nuk është turp

Manastirliu i drejtohet opozitës: I bëni thirrje qytetarëve të vaksinohen, nuk është turp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.