Skip to content
Politikë

“Inteligjenca Artificiale në Zgjedhje” nis trajnimin në Tiranë

· 1 min lexim

Në Tiranë ka nisur sot trajnimi tre-ditor “Inteligjenca Artificiale në Zgjedhje”, i organizuar nga International IDEA dhe financuar nga Microsoft dhe OpenAI, me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Në trajnim marrin pjesë zyrtarë zgjedhorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Armenia, Ukraina, dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Qëllimi është pajisja e pjesëmarrësve me njohuri mbi përdorimin e AI në proceset zgjedhore, duke theksuar etikën dhe të drejtat e njeriut. Programi synon të trajtojë përfitimet dhe sfidat e AI, me fokus në mbrojtjen e grupeve të cënueshme dhe transparencën në zgjedhje.

Komisioneri Ilirjan Celibashi e quajti këtë aktivitet unik, duke theksuar potencialin e AI për të luftuar dizinformimin, për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar menaxhimin zgjedhor.
Trajnimi mbulon tema si bazat e AI, etika, dhe aplikimi i saj në procese zgjedhore.