Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Integrimi i Shqipërisë në BE: Holanda nuk bindet, shton kushtet ndaj vendit tonë

17:31 06/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kur kanë mbetur dhe tre muaj nga zhvillimi i Samitit të Zagrebit në maj, ku do diskutohet rreth negociatave të BE me Shqipërinë, duket se Holanda ende nuk është bindur për të dhënë dritën jeshile.

Pas Parlamentit të Gjermanisë, i cili vendosi nëntë kushte për hapjen e negociatave, Gazeta “Si” raporton se Parlamenti holandez mund të ketë disa kushte të mëtejshme për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Në një kohë kur Angela Merkel po bindet nga performanca e Shqipërisë, pasi nuk do të vendosë kushte të mëtejshme, duket se Holanda nuk është ende e sigurtë.

Kushtet e reja priten të parashtrohen në fund të këtij muaji, kur liderët e BE-së të mblidhen për të marrë vendimin.

Mësohet se një nga kërkesat vijon të mbetet lufta kundër krimit dhe drogës, sepse rritja e kriminalitetit shqiptar në Holandë është bërë shkak kryesor për veton e shtetit holandez.

Një nga kushtet e Holandës për hapjen e negociatave është edhe lufta kundër korrupsionit, që është bërë i ditur dy muaj më parë nga Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok në një intervistë për mediat kroate.

Blok tha aso kohe se Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër krimit, pavarësisht presionit të BE-së.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, parlamenti holandez votoi kundër fillimit të negociatave me Tiranën dhe votoi për rikthimin e vizave, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë.

Ndërkohë deri tani shtetet e tjera kanë patur një qëndrim pozitiv, përfshirë këtu edhe Francën e cila ka deklaruar se do të japë miratimin nëse Komisioni Europin rekomandon hapjen e negociatave.

Drita jeshile është pritet të jepet edhe nga vende të tjera përfshirë këtu Greqinë dhe Kroacinë, një nga vendet më mbështetëse të Shqipërisë.

3 muaj nga Samiti i Zagrebit, shtohen qëndrimet pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Në tetor të vitit që lamë pas u zhvillua Samiti i Brukselit, por dështoi pasi Macron kërkoi që negociatat të mos hapen duke kërkuar reformim të BE, teksa në shkurt të këtij viti Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, prezantoi metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit që u prit pozitivisht.

Megjithatë ka patur edhe zyrtarë europian që i kanë përshkruar ndryshimet si thjesht kozmetike, të dizajnuara kryesisht për të kënaqur presidentin francez Emmanuel Macron dhe për ta bindur atë të japë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit në muajt e ardhshëm.

Vetë kryeministri Rama nuk është treguar shumë optimist, teksa në konferenën “Një kontinent një e ardhme”  u shpreh i shqetësuar rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama deklaroi se procesi i integrimit po bëhet më i vështirë për vendet që janë në pritje për t’u anëtarësuar teksa shfajsoi qeverinë për dritën jeshile që nuk iu dha Shqipërisë për të filluar bisedimet.

Rama kunja BE? “Për më të vegjlit rregullat s’respektohen, për të fortët ka gjithmonë një rrugë”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BEHolandakushte shtese

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Shkenca ecën paralelisht me Coronavirusin: Kina mund të nxjerrë vaksinën e shpëtimit muajin e ardhshëm

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip