Skip to content
Të Gjitha

Infektohet me Covid-19 trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi

· 1 min lexim

Trajneri i Kombëtares U21,  Alban Bushi është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila njofton se pas testimeve të kryera trajneri teknik i të rinjve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kombëtarja U21 do të përballet me Anglinë dhe Kosovën  të vlefshme për kualifikueset e europianit dhe në kryer do të kenë një ndër fugurat më të njohura të Kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Njoftimi i FSHF-së

“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon.

Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”.