Skip to content
Të Gjitha

Infektimi për herë të dytë nga Covid-19, epidemiologu Alimehmeti: Ja për sa kohë jemi imun!

· 3 min lexim

Frika që po na mundon më shumë kohët e fundit është mundësia e një infektimi të dytë nga koronavirusi.

Shumë prej nesh janë përballur tashmë me koronavirusin,  por sërish nuk jemi të qetë pasi i druhemi kthimit të tij dhe nuk e dimë saktësisht për sa kohë jemi imun.

Por epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka një përgjigje për këtë, e cila na qetëson të gjithëve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Alimehmeti tregon se pavarësisht  rasteve të pakta në botë, një studim i fundit ka treguar se të gjthë individët krijojnë qeliza B kujtesë kundër Sars-CoV-2 dhe sipas studimit, këto qeliza ishin të pranishme për 242 ditë.

Studimi është botuar në Science Immunology dhe epidemiologu shqiptar Ilir Alimehmeti thotë se ky është një lajm i mirë, sepse pas një infektimi të pare, sipas studimit, ne jemi 242 ditë të mbrojtur ndaj një infektimi të dytë.

Postimi i plotë:

TË GJITHË INDIVIDËT KRIJOJNË QELIZA B KUJTESË KUNDËR SARS-CoV-2;

QELIZAT B TË KUJTESËS ISHIN TË PRANISHME DERI NË FUND TË STUDIMIT (242 DITË).

“Burimi i palumturisë njerëzore është injoranca jonë mbi Natyrën”

Cit.: Paul Henry Thiry D’Holdbach

Lajme të mira miqtë e mi!

Ne mund ta injorojmë Natyrën, por megjithatë ne jemi pjesë e saj dhe ajo nuk mban mëri!

As nuk harron!

Kështu ndodhi edhe me debatin mbi kohëzgjatjen e imunitetit kundër SARS-CoV-2 te personat që e kalojnë atë.

I gjithë debati u fokusua në mënyrë të mysët vetëm mbi praninë dhe nivelin e antitrupave qarkullues IgM dhe IgG.

I gjithë interesi iu kushtua kohëzgjatjes së pranisë së tyre në gjak.

I gjithë paniku u shkaktua nga fakti që ky nivel antitrupash qarkullues bie pas disa muajve.

I gjithë shqetësimi erdhi nga mosnjohja e mekanizmave imunitare.

E gjithë frika erdhi nga vetëkënaqësia dhe besimet e verbëra se:

“…dimë çdo gjë…”

“…shkenca ka zbuluar çdo gjë…”

“…antitrupat e matshëm janë e vetmja formë imuniteti…”

“…dhjetë minuta lexim titujsh mediatikë barazojnë studimin e imunologjisë..“

Duke sjellë rrjedhojën më të rëndë nga të gjitha.

MOHIMIN:

“Pjesa e imunitetit, që nuk jemi në gjendje të masim, NUK EKZISTON!”

Mirëpo harrojmë se natyra bën punën e saj, pavarësisht nga paaftësia jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj!

Ne mund të harrojmë, por NATYRA KUJTON!

Kështu vepron edhe sistemi ynë imunitar. KUJTON!

Në studimin e freskët nga shtypi, botuar vetëm pardje në prestigjiozen Science Immunology, autorët e institucioneve të shquara kërkimore Australiane demonstrojnë qartësisht se:

TË GJITHË INDIVIDËT KRIJOJNË QELIZA B KUJTESË KUNDËR SARS-CoV-2;

QELIZAT B TË KUJTESËS ISHIN TË PRANISHME DERI NË FUND TË STUDIMIT (242 DITË).

Ky është studimi më i gjatë i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së imunitetit kujtesë deri më sot, pasi vetë pandemia ka zgjatur rreth 10 muaj deri më sot dhe autorët kanë studiuar ecurinë e imunitetit për 8 muaj deri tani.

Results janë lajme shumë të mira për personat që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, por mund të jetë sinjal pozitiv edhe për programin e vaksinimit.

Pra, miqtë e mi:

Ne mund të mos e njohim plotësisht apo të zgjedhim ta harrojmë natyrën, por kjo e fundit na njeh mirë ne dhe kujton … kujton gjithmonë!

Këshillë në prag festiv:

Le të bëhemi më të thjeshtë dhe të përulur, e të kuptojmë e të pranojmë kufijtë tanë njerëzorë.

Gëzuar Krishtlindjet miqtë e mi të krishterë!/Gazetareforma.com/