Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Industria që u promovua nga Rama, Artan Hoxha: Call centerat mbrohen nga policia, 500 deri në 1500 euro për tavolinë

14:01 27/03/2026
Reading Time: 2 min lexim

Industria e call centerave, e promovuar vite më parë si model punësimi nga kryeministri Edi Rama, sot përballet me akuza të forta për mashtrime ndërkombëtare dhe mbrojtje nga strukturat e shtetit. Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaron se këto biznese funksionojnë vetëm me mbështetjen e policisë dhe me tarifa fikse për çdo tavolinë.

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Hoxha theksoi përhapjen e gjerë të kësaj industrie në vend: “Nuk ka qytet të madh në Shqipëri që nuk ka nga këto lloj biznese Janë të shtrira aq sa lojrat e fatit”.

Ai kujtoi se në fillim kjo industri u promovua si mundësi për paga të larta: “Nëse i kthehemi disa vite më parë, ka qenë një industri, të cilën po e promovonte kryeministri i vendit, nëse e kujtoni. Mbaj mend që thoshin që të punuar nga Korça, mund të kesh rroga 3.000, 4.000 euro apo 5.000 euro”.

Sipas tij, mungesa e filtrave dhe kontrolleve çoi në përhapjen e aktivitetit kriminal: “Dhe ky ka qenë dhe fillimisht një nga motivet pse nuk pati asnjë lloj filtri, asnjë lloj kontrolli për të parë realisht çfarë po ndodhte aty”.

Hoxha tha se kishte paralajmëruar për pasojat në raport me vendet europiane: “Unë vetë kam patur mundësi në një emision atëherë me përballë kryeministrin, duke thënë që shikoni, jemi duke krijuar një problematikë shumë të madhe me vendet e Bashkimit Europian…”.

Ai shtoi se sot Shqipëria është nën presionin e operacioneve të huaja, pasi viktimat kryesore janë qytetarë europianë.

Gazetari ngriti akuza të drejtpërdrejta për rolin e policisë: “Call Centerat bashkë me lojërat e fatit janë dy industritë më fitimprurëse për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe sidomos për policinë e shtetit”.

Sipas tij, këto biznese nuk mund të hapen pa miratimin e strukturave: “Është një lloj biznesi që nuk funksionon dot pa marrë miratimin dhe mbështetjen e policisë së shtetit”.

Hoxha solli edhe një shembull konkret për mënyrën si zhvendosen këto struktura: “U njoftuan në kohë dhe për tërë natën shkoi një nga këto automjetet dum-dum aty dhe ata menjëherë morën kompjuterat, tavolinat, i hoqën nga aty dhe i çuan në një vend tjetër”.

Ai shpjegoi edhe mënyrën e pagesave dhe rrjetin e mbrojtjes: “Pra, ti paguan inspektorin që mbulon zonën… Pastaj ata krijojnë rrjetën e cila të mbulon ty”.

Sipas Hoxhës, tarifat janë të qarta dhe të strukturuara: “Për këtë lloj biznesesh ilegale, tarifat fikse variojnë nga 500 euro për tavolinë… deri në 1500 euro”.

Dhe në fund, ai e përmblodhi mekanizmin: “Për çdo tavolinë që ti vendosje, paguaje tarifën… dhe ata merrnin përsipër pastaj sigurinë tënde”.

Sipas tij, pikërisht kjo lidhje shpjegon edhe zhdukjen e shpejtë të këtyre aktiviteteve kur zbulohen, pasi informacioni rrjedh nga brenda strukturave që duhet t’i godasin.

Të tjera

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit
Kryesore

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Shpërthimi i Ebolës në Afrikë po rikthen shqetësimin global, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së virusit në...

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë
Aktualitet

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mes debateve procedurale dhe mungesave të shumta të...

12:25 26/05/2026
Para
Rama shet si ndërkombëtar raportin e BTI, autorët Arolda dhe Sejmir Elbasani me lidhje Soros pas vlerësimit për Shqipërinë

Rama shet si ndërkombëtar raportin e BTI, autorët Arolda dhe Sejmir Elbasani me lidhje Soros pas vlerësimit për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

12:25 26/05/2026
Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

11:01 26/05/2026
ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

19:10 25/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.