Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Indeksi i Fuqisë Ushtarake: Kosova një vend më poshtë, fuqizohen Shqipëria e Serbia

10:10 21/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Platforma “Global Fire Power”, e cila për çdo vit bënë vlerësimin e fuqisë ushtarake për 145 shtete të botës, ushtrinë e Kosovës e ka rankuar një vend më poshtë për vitin 2024, krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë shtete të Rajonit, si Shqipëria, Serbia dhe Kroacia kanë fuqizuar ushtritë e tyre duke shënuar ngritje në rankimin e kësaj platforme online.

Ushtria e Kosovës po fuqizohet me armë të reja e të sofistikuara, me më shumë buxhet e më shumë ushtarë që po i shtohen rreshtit me armë në dorë. Kjo ka ndikuar që në rankimin e përvjetshëm të “GlobalFirePower” Kosova të bie për një pozitë më poshtë për nga fuqia ushtarake. Në vitin 2024 nga 145 shtete në ranglistë, Kosova renditet e 135-ta, një vend më poshtë së në vitin 2023, kur ishte e 134-ta.

Sipas kësaj matje në përgjithësi buxheti për mbrojtje i Republikës së Kosovës kap vlerën 399 milionë dollarë për vitin 2024. Në personel ushtarak sipas të dhënave janë të gatshëm 7500 persona, përfshirë edhe rezervistët. Kosova sipas këtij indeksi nuk posedon asnjë mjet luftarak fluturuese, asnjë tank, por ka në inventar 922 automjete ushtarake transportuese e të blinduara. Në këtë vlerësim mungojnë dronët “Bajraktar” të blerë së fundmi nga Turqia, anti-tankët Javelin dhe mjete të tjera ushtarake.

Shqipëria për të dytin vit me radhë ka përmirësim për nga fuqia ushtarake. Në vitin e kaluar ishte ranguar e 91 duke u ngritur për 24 vende në krahasim me vitin 2022. Ndërkohë për vitin 2024 ajo është ngritur për një pozitë më lartë e 90-ta fuqi ushtarake. Buxheti që Shqipëria shpenzon për mbrojtje sipas “GlobalFirePoWer” kap vlerën 386 milionë dollarë.

Sipas të dhënave, Shqipëria ka 2335 ushtarë aktivë, dhe 660 pjesëtarë në forcat ajrore dhe 1000 në forcën detare. Ndërkaq posedon 19 mjete fluturuese, të gjithë janë helikopterë. Shto këtu faktin që gjatë javës së kaluar në tokën shqiptare arritën edhe dy helikopterë prej kontigjentit të helikopterëve amerikanë UH-60 Black Hawk. Liderë për nga fuqia ushtarake në Ballkanin Perëndimor mbetet Serbia, shtet që trashëgoi shumicën e armatimit pas shkatërrimit të Jugosllavisë.

Krahasuar me vitin e kaluar Serbia është ngritur për dy vende më lartë, duke u renditur e 56-ta, me 1.5 miliardë dollarë për mbrojtje, me mbi 13 mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë trupa pjesë e forcave ajrore. Serbia posedon 122 mjete ajrore, ndër to 44 helikopterë, 11 aeroplanë luftarakë, 17 aeroplanë sulmues, dhe 2 për bartje të peshave. Shteti fqinj me të cilin vazhdojnë të dialogojmë tash e mbi një dekadë po ashtu posedon 262 tanke, 3954 automjete ushtarake, dhe 82 raketahedhës ose bateri për lëshimin e raketave. Shteti përbri saj me të cilin Serbia e humbi luftën në në vitet 91-95 është e vetmja që i bënë ballë për nga fuqia ushtarake.

Kroacia renditet e 66-ta për vitin 2024 duke u ngritur për tri pozita krahasuar me vitin paraprak. Buxheti që kroatët shpenzojnë për mbrojtje është afër 1.2 miliard dollarë, me mbi shtatë mijë trupa ushtarake aktive, me 1260 ushtarë personel të forcave ajrore dhe 1365 trupa personel në forcën detare. Kroacia posedon 52 helikopterë, 11 avionë luftarak, dhe 26 avionë trajnues. Ndërkaq në tokë nëse e sulmon shtetin kroat përballesh me 72 tanke, me mbi 3000 automjete ushtarake, 18 mjete vetëlëvizëse luftuese, 163 mjete luftuese që barten me mjete tjera, si dhe 105 lëshues të shumë raketave, MLRS, prodhim amerikan si dhe me 32 mjete që përdoren në ujë.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut në ranglistë është e 110-ta, me 295 milionë dollarë euro për mbrojtje si dhe Mali i Zi i 129-ti në ranglistë, me 115 milionë dollarë për mbrojtje./RTVDukagjini

Etiketa: fuqia ushtarakeKosovamaqedonia e veriutserbiaShqiperia

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para
21 janari/ “Vrasja e protestuesve, me urdhër nga lart”, flet xhaxhai i Aleks Nikës

21 janari/ “Vrasja e protestuesve, me urdhër nga lart”, flet xhaxhai i Aleks Nikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.