Skip to content
Të Gjitha

Incidenti në studio, ikin dritat dy herë gjatë kohës kur po fliste Nano

· 2 min lexim

Në vitin 2002, dy ish-kryeministrat, Fatos Nano dhe Sali Berisha do të përballeshin në një debat televiziv në emsionin “Opinion”.

Asokohe kryeministër ishte Fatos Nano, ndërsa Berisha nuk e kishte provuar akoma “shijen” e këtij posti.

Mirëpo debati i tyre u shoqërua edhe me incidente.

“Dosja.al”, ka rikujtuar një moment, ku gjatë kohës kur po fliste Nano, në studio ikin dritat.

Kjo ngjarje shkaktoi të qeshura tek lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Ky i fundit përfitoi nga situata për të thumbuar Nanon, duke thënë se ky është terr.

Pas normalizimit të situatës, dritat ikin sërish dhe në këtë moment Nano shprehet se socialistët bëjnë jetë nate, por jo në studio.

Pas ndërprerjes së dytë gjendja u stabilizua dhe incidenti kaloi me një shtrëngim duarsh mes dy liderëve.

Debati

Fatos Nano: E kam fjalën për stabilitetin e shoqërisë, jetës ekonomike, qetësisë së njerëzve, vazhdimit të segementeve të jetës, investimit, qejfit, pavarëisht nga kriza…*fiken dritat* energjitike.

Blendi Fevziu: Besoj jemi në transmetim? Po? Po.

Fatos Nano: Pra pavarësisht nga black-outet apo kriza e qeverisë që ndodhin herë pas here.

Blendi Fevziu: Që ndodhin herë pas here.

Fatos Nano: Të dyja kanë ndodhur

Sali Berisha: Terri është ky terri

Fatos Nano: Nuk është informativ kësaj radhe.

*ikin sërish dritat

Fatos Nano: Ne socialistët bëjmë edhe jetë nate por jo në studio, e kupton?