Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Incident i rëndë pranë një qendre ndihmash në Rafah, 24 të viktima

08:40 03/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Incident i rëndë pranë një qendre ndihmash në Rafah, 24 të viktima

Situata në Rripin e Gazës vazhdon të përkeqësohet mes përplasjeve dhe krizës humanitare.

Së fundmi, një tjetër incident tragjik është regjistruar pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në qytetin jugor të Rafahut, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, janë vrarë 24 civilë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka ndërmarrë një sulm në atë zonë, duke thënë se objektivi ishin persona të armatosur të dyshuar. Megjithatë, IDF shton se po heton raportimet për viktima civile.

Në një deklaratë të dhënë nga Agjencia e Mbrojtjes Civile e kontrolluar nga Hamasi, thuhet se forcat izraelite hapën zjarr me tanke dhe dronë mbi civilët që prisnin ndihma, duke shkaktuar viktima dhe kaos.

Drejtori i spitalit “Nasser” në Khan Younis konfirmoi se janë pranuar 24 trupa të pajetë dhe 37 të plagosur, shumica me plagë nga armët e zjarrit. “Të gjithë ishin civilë që prisnin ndihma”, tha ai.

Ky është incidenti i dytë me pasoja të rënda pranë një pike ndihmash në Rafah brenda pak ditësh.

Të dielën, sipas burimeve palestineze, 31 persona humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën në një tjetër incident, për të cilin Izraeli mohoi përfshirjen.

Ndërkohë, tensionet ndërkombëtare po rriten, ndërsa agjencitë humanitare paralajmërojnë për një kolaps të plotë humanitar në Gaza.

Bllokada izraelite ka bllokuar hyrjen e ndihmave, duke përkeqësuar mungesën e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve. Organizatat e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për një krizë urie në shkallë të gjerë nëse nuk rritet ndjeshëm dërgimi i ndihmave.

Situata është përshkallëzuar më tej me raportime të reja për një tjetër sulm me tank në një pikë ndihmash që, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, la pas 32 të vrarë.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë paniku dhe thonë se, përveç forcave izraelite, edhe grupet e sigurisë në terren mund të kenë qëlluar.

Në një video të publikuar nga CNN, pasqyrohet drama njerëzore e kësaj krize, një nënë në Khan Younis shihet duke mbledhur miellin e derdhur në tokë, ndërsa shpërthen në lot para kamerës.

“Zoti ka ushqim për të gjithë, por ne po lihemi të vdesim urie,” dëgjohet të thotë ajo.

Ndërsa numri i viktimave rritet dhe ndihmat mbeten të bllokuara, presioni mbi Izraelin po shtohet për të lejuar hetime të pavarura mbi incidentet dhe për të siguruar rrugë të sigurta për ndihmën humanitare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gazaviktima

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen deri në Turqi

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen deri në Turqi

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip