Inceneratorët/ Kryemadhi: Lefter Koka ka përfituar 500 mijë euro nga ai i Tiranës

Ditën e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ tregon se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka përfituar të paktën 500 mijë euro nga afera e inceneratorëve.
Gjithashtu ajo shprehet se SPAK duhet të urdhërojë qeverinë që të ndalojë pagesat ndaj inceneratorit, roli i vetëm i së cilit sipas saj ka qenë qarkullimi i parave nga buxheti i shtetit.
POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT:
Nga njëra anë rriste taksat, e nga ana tjetër, Erion Veliaj i siguronte me firmën e tij, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, një pagesë minimale të garantuar për 30 vjet, inceneratorit të Tiranës.
Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve!