Në pritje të ardhjes së presidentit turk dhe kryeministrit, ka nisur ceremonia brenda xhamisë së Namazgjasë me leximin e Kuranit nga kryemyftiu i Tiranës Gazment Teqja, i cili u prezantua si imam i xhamisë së Namazgjasë. Sipas agjendës, është parashikuar që në orën 16:30- 17:30, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan do të inaugurojnë xhaminë e re. Ndërkohë besimtarët myslimanë po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë përpara se të hyjnë në xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku dhe pritet të bëhet ceremonia e inaugurimit dhe ku i pranishëm do të jetë dhe presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan. Gjatë konferencës së përbashkët për media sot, Erdogan u shpreh se xhamia është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri.
Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!
Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në...