Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ilaçet janë të pasigurta”, raporti i i KLSh-së: Prej gati dy vitesh nuk kontrollohet cilësia e barnave në treg

14:47 19/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pikërisht në vitin kur shitja dhe importi i produkteve farmaceutike kapi vlerën më të lartë në dy dekadat e fundit, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore nuk ushtroi asnjë kontroll mbi to. Ky është rezultat i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili, pasi ka analizuar punën disavjeçare të këtij institucioni, vë në dukje se numri i analizave laboratorike të medikamenteve ka ardhur në tkurrje vit pas vit deri në pikën kur për 11 muaj rresht nuk është kryer asnjë analizë.

“Për periudhën 2017- 2018, institucioni ka kryer vetëm 12% të barnave që duhet të analizonte. Në vijim të problematikave të trajtuara janë lënë dhe rekomandimet përkatëse, por pavarësisht tyre, situata nuk duket e përmirësuar, por ka pësuar ulje deri në moskryerje të tyre. Prej muajit tetor 2019, në të cilën është bërë analiza e fundit, institucioni për 11 muaj nuk ka nxjerrë asnjë analizë çka nuk ka mundësuar analizimin e barnave në treg me cilësi dhe efikasitet për popullatën”, citohet në raportin e auditimit që shtron si emergjencë vijimin e kryerjes së analizave si qëllimin bazë, përpos nevojës për përmirësimin e infrastrukturës.

Për këtë mungesë flagrante, gishti i akuzës drejtohet jo nga titullarët e institucioneve, por dukuritë natyrore si tërmeti i 2019-ës që dëmtoi laboratorët e ISHP-së dhe situata pandemike, e cila në vend që të rriste kontrollet në pikun e pandemisë, i zeroi. “Ngjarjet e jashtëzakonshme si tërmeti i 26 nëntorit, por edhe pandemia COVID-19 shpallur në fund të muajit mars 2020 kanë pasur gjithashtu ndikimin e tyre negativ në këtë situatë.

Megjithatë, mungesa e analizave në afatgjatë ka ndikime të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit  të popullatës”, thuhet në raportin e audituesëve, të cilët nënvizojnë gjithashtu se transferimi i laboratorit të kontrollit pas tërmetit ka qenë një lëvizje e pastudiuar dhe  me ndikim afatgjatë në ruajtjen e shëndetit.

Thënë ndryshe, është vënë në rrezik shëndeti i popullatës duke iu ofruar barna të pakontrolluara. Laboratori i Kontrollit është ai që përmes analizave garanton vendosjen në treg të  barnave të sigurta, cilësore dhe efikase. Ai kryhen analizat fiziokimike dhe mikrobiologjike të disa doza barnash  që importohen a prodhohen në vend, të lëndëve të para  farmaceutike, analizë të mostrave që shoqërojnë dokumentacionin për dhënie autorizimi për tregtim të tyre, si dhe në çdo rast kur ka import të tyre lëshon certifikatën e analizës.

Me pak fjalë, siç audituesit e KLSH-së e përshkruajnë, ky laborator është jetik për procesin e garantimit të ilaçeve që prodhohen në vend apo importohen nga jashtë. Pavarësisht se nuk janë kryer analiza, në laboratorin e kontrollit, edhe pse jo- funksional, figurojnë 18 të  punësuar, ndërsa kostoja për laboratorët kap shifrat e më shumë se 26 milionë lekëve.

Etiketa: barna te pasigurta

Të lidhura

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit
Aktualitet

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit

Fadromat që goditën befas ndërtesat në Theth në kulmin e sezonit turistik nuk ishin thjesht makineri të IKMT-së. Ato ishin...

17:43 18/07/2025
Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Para
I shpëtoi jetën Eriksenit, Kjaer: Mos më quani hero, e bëra instiktivisht!

I shpëtoi jetën Eriksenit, Kjaer: Mos më quani hero, e bëra instiktivisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit

17:43 18/07/2025
Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.