Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

19:43 09/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar tension dhe kundërshtim të fortë nga banorët vendas.

Ditën e sotme, IKMT shembi një ndërtesë dykatëshe që ishte ende në fazë ndërtimi, me arsyetimin se objekti ishte ngritur pa leje dhe në shkelje të normave mjedisore.

Në shenjë proteste, banorët bllokuan urën e vetme hyrëse në fshat, duke ndaluar qarkullimin dhe hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Ata e konsiderojnë ndërhyrjen të padrejtë dhe të dëmshme për komunitetin lokal, i cili mbështet jetesën kryesisht tek të ardhurat nga turizmi.

Gjatë protestës, tensionet u rritën mes banorëve dhe forcave të rendit. Protestuesit theksuan se po iu shkatërrohej e ardhmja, ndërsa autoritetet nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje alternative.

Një prej banorëve, me lot në sy, tregoi se kishte investuar gjithë kursimet dhe kishte hyrë në borxhe për të ndërtuar një bujtinë tradicionale, të ndërtuar vetëm me dru dhe pa beton, në pronën e trashëguar nga familja.

“Na kanë thënë vetë të investojmë, tani po na i shembin. Kam kërkuar leje, por më thanë të pres. Shtëpia është në tokën time, çfarë të bëj tjetër? Tani më ka mbetur vetëm të vdes,” tha ai me dëshpërim.

Banorët kërkojnë që shembjet të shtyhen deri në fund të sezonit turistik dhe të hapet një dialog me qeverinë, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh, ndërsa IKMT vijon me aksionin për prishjen e 40 objekteve të planifikuara. Deri tani janë shembur 6 struktura, ndërsa 12 kabina u hoqën të hënën.

Ndërkohë, edhe pse qeveria ka promovuar satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” si mjete për monitorimin në kohë reale të territorit, IKMT ka pranuar se nuk po i përdor të dhënat satelitore për evidentimin e ndërtimeve pa leje.

E njëjta situatë është edhe në Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera që duhej të përfitonin nga kjo teknologji.

Megjithëse janë investuar rreth 6 milionë dollarë për këtë sistem, rezultatet konkrete mungojnë. Deri më tani, përdorimi i satelitëve është kufizuar në numërimin e serave bujqësore dhe disa ndërhyrje në raste emergjente, ndërsa roli i tyre në luftën kundër ndërtimeve pa leje mbetet kryesisht simbolik.

Etiketa: IKMTtheth

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para
Horoskopi ditor: 10 Shtator 2024

Horoskopi sot: 10 Korrik 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.