Ditën e djeshme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit, ka gjobitur gjashtë subjekte, një në Fier dhe 5 në Berat.
Gjatë kontrollit u konstatua mungesë dokumentacioni në 5 subjekte që ushtronin veprimtarinë e prodhimit dhe përpunimit të gurit Berat dhe Ura Vajgurore.
Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka vendosur gjobë administrative, 1 milionë lekë për secilin subjekt.
Ndërsa një subjekt në Fier është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi kryente kryente veprimtari të marrjes së inerteve pa leje në shtratin e lumit Seman.
Sipas njoftimit të policisë, për shkeljen e kryer subjekti “Alesio 2014” shpk është gjobitur me 2 mln lekë.
Ndërkohë që IKMT vazhdon me gjobat ndaj këtyre bizneseve duket se mbyll sytë para shkatërrimit që ‘Salillari dhe Gjikuria’ vazhdojnë të bëjnë në shkatërrimin dhe gërryerjen e kanioneve në vend.
Në maj të këtij viti Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, ka publikuar një video, ku eskavatorët e firmës ‘Gjikuria’ nxjerrin gurë nga mali.
Ndërkohë që disa pamje nga lumi Mat, në shtratin e të cilit , kompania “Salillari” po kryen punime, tregojnë qartë gërryerjen në shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavor ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone, duke sjellë sërish rrezikun e përmbytjeve në dimër.
Denoncimet për këto dy kompani kanë qenë të vazhdueshme, por IKMT dhe ministri i Blendi Klosi vazhdojnë të mos reagojnë dhe të bëjnë njërin sy qorr për veprimtaritë e tyre shkatërruese ndaj mjedisit për të cilat ministri Klosi bën thirrje të vazhdueshme për mbrojtjen e tyre.
Sa më shumë është folur për mjedisin, aq më shumë është dëmtuar natyra.
Si ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ashtu edhe kryeministri Edi Rama janë angazhuar për ndalimin e masakrave natyrore, por realiteti është krejt i ndryshëm.
Shoqatat mjedisore kanë mbi dy vjet që zhvillojnë procese gjyqësore dhe një seri protestash për të ndaluar ndërhyrjet pa kriter në mjedis, por puna vazhdon me shpejtësi, duke dëmtuar rëndë natyrën.