Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

ID dhe rrogat e shqiptarëve po qarkullojnë në WhatsApp, Alibeaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

13:55 22/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pas ‘epokës’ së patronazhistëve, shqiptarët tashmë po përballen me një tjetër problem. Një tjetër skandal i rëndë po ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik. Pas kësaj ka ardhur reagimi nga PD i Enkelejd Alibeajt, Sipas tij, Rama duhet të japë dorëheqjen, teksa thekson se pjesë e skemës së patronazhimit shërben për blerjen e pushtetit.

DEKLARATË E N/KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.

Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e whatsapp-it.

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve.

Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë.

Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale.

Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal.

Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen.
Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës.

Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!

 

 

Etiketa: alibeajidramarroga

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
“Të nisin menjëherë hetimet”, Meta reagon për publikimin e pagave

"Të nisin menjëherë hetimet", Meta reagon për publikimin e pagave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.