Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I vdiq vajza në spitalin e Vlorës pas operacionit, nëna e 23-vjeçares bën rrëfimin tronditës

13:25 27/09/2021
Reading Time: 4 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi më datë 23 shtator në qytetin e Vlorës, ku një 23-vjeçare humbi jetën në spital, pasi kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Brisilda vetëm 23-vjeçe , la pas dy fëmijë të mitur.

Ditën e sotme nënë e saj ka treguar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gjithë jetën e vështirë që ka kaluar 23-vjeçarja. Nëna e të resë ka hedhur dritë me rrëfimin e saj në shumë të pathëna dhe ka treguar për torturën që ka përjetuar Brisilda gjatë gjithë kohës. Sipas asaj që tregon nëna e saj, 23-vjeçarja nuk është mirëpritur nga familja e bashkëshortit të saj dhe se ajo është dhunuar sistematikisht nga ta, deri sa u braktis mes katër rrugëve me dy fëmijë të sëmurë dhe e vetme.

Pjesë nga rrëfimi i nënës së 23-vjeçares:

Nëna: Babai dhunonte jo vetëm vajzën, por edhe djalin e madh.

Telefonata e fundit me Brisildën?

Para dhjetë ditësh, nga sot i bie para dy javësh, më merr në telefon dhe më thotë “mami çova djalin e vogël për vizitë, i kanë dalë analizat keq”. I thashë të mos mërzitet, por më tha se ku do ta gjente kurajon. I thashë se do mundohemi të dyja, sikur dhe kanaçe të mbledhim. “O moj mami çfarë do bësh ti më parë”. I thashë që do t’i bëjmë të gjitha dhe do ta përballojmë. Kjo ishte. Më pas, marr në telefon, në fshatin ku kam qenë e martuar, ish-kunatën, i kam marrëdhëniet shumë të mira me ata, dhe iu luta të lajmërojë pak të atin e vajzës të më marrë në telefon. I thuaj të ndihmojë vajzën, të paktën për një muaj, sa të mbyll punën unë. Ajo më tha “në rregull” dhe më tha që do më kthente përgjigje. E mora unë, se nuk duroja dot, më tha që “më ka thënë mos më shqetëso më, ai film është mbyllur”. Pra, ai nuk donte ta ndihmonte vajzën, i kishte thënë kunatës që nuk ekziston më për mua ajo. Ish-bashkëshorti im ka qenë shkaktari i martesës së vajzës, pa më vënë në dijeni fare, në moshën 17-vjeçare të vajzës. Ne u ndamë më 2014, më 2017 ai martoi vajzën.

Pse fëmijët jetonin me babanë dhe jo me juve?

Unë kalova një sëmundje të rëndë në Greqi me milingjit, 11 ditë kam qenë e paralizuar, nuk ngrihesha. Më pas, kisha hemorragji nga veshët, më thanë për operacion, por nuk e bëra. Patëm shumë debat, pastaj në janar shkova në Itali, i bëra të gjitha mjekimet dhe mora kthim për jetën. Kur isha atje, sa herë merrja në telefon ish-burrin, më dilte në telefon nëna e të dashurës së tij. Fëmijët u sëmurën të dy nga veshkat, i kisha keq në spital. Ai më thoshte që “i ke shtruar kastile, që të vij unë, nxirri urgjent se të vrava”. I nxora dhe i çova në shtëpi. Filluam prapë jetën, për hatër të fëmijëve. Edhe sot, vetëm të kisha atë vajzë gjallë, edhe pse ka tjetrën, unë prapë do vazhdoja, vetëm që fëmijët të ishin mirë. Ai është martuar dhe ka fëmijë.

Kur kishim përplasjet, që ndenjën dy vite te shtëpia e babait tim, ai mori vajzën për dore dhe iku. Aty i doli djali dhe i tha “po mua”. Ai i tha që “ti dhe nëna jote s’keni punë me mua”. Unë ju qepa mbrapa, por nuk u mirëprita si duhej. Më tha të hidhja firmën, pasi më premtoi që do më ndihmonte me lekë për operacionin në Greqi. E hodha firmën në mirëbesim.

Ata ikën në Greqi, më pas shkova dhe unë, sado që ata nuk më morën në telefon. Ai më ka rrahur dhe më ka thënë të ikë. I thashë të më lërë vetëm një natë që të flejë me fëmijët e mi. Të nesërmen jam ngritur dhe kam shkuar te pronarët e ullinjve, ndonëse ai nuk donte të më linte. Kur shkova atje, ata vunë ulërimën në kokë. Ai kishte thënë që unë kam vdekur dhe ata më dinin të vdekur, dhe kur më panë u shokuan. Fola me djalin dhe i thashë që po marr valixhet dhe do mbështetem tek ata. Djali më tha të iki, se do gjente punë e do më merrte prapë, por pas asaj dite, ai i ndërpreu marrëdhëniet. Me vajzën, Brisildën, nuk i kam shkëputur asnjëherë marrëdhëniet. E merrja në telefon vazhdimisht, më në fund ma hapi djali dhe më tha që “Brisilda është martuar”. I kërkova të më nxjerrë çupën në telefon, por tha se ajo nuk del se e kemi martuar, dhe më tha se “nëse ti shkon te vajza, të vras”. I thashë “lëri këto se fëmijë i ke ti, fëmijë i kam unë, edhe kam sakrifikuar për t’i rritur”. Bëra ç’bëra, shkova atje. Shefi i Krimeve më pyeti se çfarë do të bëj, nëse do bëja denoncim. I thashë që vajza ime është e paditur dhe nuk ishte në gjendje të martohej.

 

Etiketa: spitlinvajzavlores

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Dy vite pas tërmetit të nëntorit, nxënësit në Durrës nuk kanë nisur ende mësimin në shkollat e reja

Dy vite pas tërmetit të nëntorit, nxënësit në Durrës nuk kanë nisur ende mësimin në shkollat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Të akuzuar për vrasje e vjedhje me dhunë/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës

11:27 15/05/2025
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

10:54 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.