Skip to content
Të Gjitha

I shpallur në kërkim për ekzekutimin e vëllezërve durrsakë, kush është i dyshuari për vrasjen e Bujar Çelës (EMRI)

· 2 min lexim

Policia e Elbasanit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi Bujar Çela.

Si pasojë është shpallur në kërkim autori i dyshuar, 37-vjeçari nga Dibra dhe banues në Durrës,  Nuredin Dumani.

Dumani rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim më herët nga policia për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhiaj, në Durrës.

Këtë krim Nuredin Dumani rezulton ta ketë kryer së bashku me vëllain e Bujar Çelës, të shumëkërkuarin nga drejtësia për grabitjen e Rinasit, Talo Çelën.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,

Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore  zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit,  vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim,  si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.