Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I shpallur në kërkim pas operacionit ‘Plumbi i Artë’, arrestohet në Holandë 35-vjeçari nga Elbasani

16:49 30/11/2022
Reading Time: 2 min lexim

Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’ është arrestuar në Holandë. 35-vjeçari nga Elbasani u arrestua në një provincë të Holandës të quajtur Leidenm nga dhe ku ka marrë emrin operacioni për kapjen e tij. Ai u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator si dhe me dokumente identifikimi të tjera. Pas arrestimit, Bitri pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. Eljo Bitri dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt si dhe xhaxhait të tij Arben Dylgjeri në vitin 2018. Po ashtu ai dyshohet se është personi që i vuri 2.8 kg tritol vilës së Talo Çelës në Elbasan në vitin 2020.

Njoftimi i Policisë:

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet në Holandë, operacioni policor i koduar “Leiden”, i zhvilluar nga Policia holandeze, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe përdorte dokument me identitet tjetër, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari nga Elbasani. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në vijim të punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët holandezë, në kuadër të operacionit “Leiden”, u kap nga Policia holandeze shtetasi: Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Ky shtetas u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër. Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi. Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm).

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për të luftuar krimin e organizuar. Policia e Shtetit falënderon homologët holandezë, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Të lidhura

Unioni i Gazetarëve: RTSH dhe RTK po shtyhen drejt krizës dhe politizimit
Aktualitet

Unioni i Gazetarëve: RTSH dhe RTK po shtyhen drejt krizës dhe politizimit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar me shqetësim për gjendjen problematike në të cilën ndodhen dy mediat publike kryesore në...

09:55 05/08/2025
Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore
Aktualitet

Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

Shqipëria po përjeton një bum turistik nga fqinjët italianë, duke u kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për...

09:30 05/08/2025
Para
Vasili zbardh detaje nga takimi Meta-Berisha

Vasili zbardh detaje nga takimi Meta-Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Unioni i Gazetarëve: RTSH dhe RTK po shtyhen drejt krizës dhe politizimit

Unioni i Gazetarëve: RTSH dhe RTK po shtyhen drejt krizës dhe politizimit

09:55 05/08/2025
Komplot për grusht shteti, ish-presidenti brazilian në “arrest shtëpiak”

Komplot për grusht shteti, ish-presidenti brazilian në “arrest shtëpiak”

09:42 05/08/2025
Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

09:30 05/08/2025
Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës në Tiranë, identifikohet autori

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës në Tiranë, identifikohet autori

09:05 05/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.