Skip to content
Kronikë

I riu në Elbasan shkon i dëmtuar në spital, por i bën “gropën” vetes para policisë

· 2 min lexim

Një 22-vjeçar nga Elbasani është paraqitur në spital me ambulancë, pas mesnatës, me dëmtime në krah, dhe pas ndihmës së parë mjekësore është nisur drejt Tiranës.

Por mesa duket i riu nga Elbasani i ka bërë “gropën” vetes së tij, pasi nga kontrolli në makinën e tij është kthyer për policinë në një person të dyshuar.

22-vjeçari ka thënë se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit, por gjatë kontrollit në makinën e tij policia ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri.

Dyshohet se këto pajisje ai i përdorte për të realizuar vjedhje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Elbasan/Informacione paraprake

Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.  Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.  Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.