Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I përgjigjet opozitës, Rama: Kam ngrënë darkë me McGonigal në New York, ku ështe krimi këtu?

11:45 02/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri i vendit, Edi Rama vazhdon ta justifikojë faktin pse ai përmendet në akt akuzën ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.  Sipas tij, ky mocion që po zhvillohet është më absudi në historikun e zhvillimit të seancave plenare, teksa shprehet se ka zhvilluar takime në restorante me ish-shefin e FBI-së në New York.  Por kjo sipas Ramës nuk e komprementon në aferat korruptive që ka kryer Gonigal, teksa ushtronte detyrën  e  tij.

 Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Gëlon shënjtan budallëku, pisllëku dhe maskarallëku. Foltore më foltore, kanal më kanal rrjet më rrejt e filxhan më filxhan e kanë mokolepsur tërë shoqërinë. Kjo nuk është politika, por versioni i turpshëm. Politika është diçka tjetër, e lartë dhe e dobishme. Mbase unë do ta kem të pamundur të mos i kap drutë siç i do mushka në fushatat e elektorale për ju. Më  e keqja rrallë e për mall se do të jem shumë i angazhuar. Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë natë kryeministri përsëritet 14 herë në aktakuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit.

Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo komprometimi ku është ? Ish-shefi i kundër-inteligjencë në Neë York më ka thënë të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqërinë ruse, por ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt? Dhuratat simbolike shkëmbehen rëndom kur bëhen vizita. Në rastin në fjalë drejtori më dhuroi një kapele e kam edhe sot në zyrë. Unë vetë lexoj aktakuzën dhe citoj të gjitha 14 herë ku sipas jush. E kam thënë kur e kam pyetur muaj më parë, ku është krimi apo komprometim për të mbajtur një marrëdhënie me shefin e kundër-inteligjencës së FBI-së. Ai është takuar me mua në Shqipëri, krimi dhe komprometimi ku është? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë, por thotë këto që po lexoj unë. Bisedat imagjinare pastaj janë një gjë tjetër. Në nëntor , se mbaj mend por në 20 nëntor m McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë., thuhet.

E vërteta është se Shefi i FBI nuk më ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar, se e di mirë kufirin etik mes pozicionin të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve të tjera. Por pyetja që unë shtroj ku është kompromenti. Pra është një narrativë sa halucinante aq edhe qesharake për mënyrën se si funksionojnë shtetet.

Në parlamentin e shtetit është një byrektore që gjizën e merr nga unë, brumin nga Sorosi, dru për furrën nga persona me nga Tropoja dhe pasi sekretari i Shtetit i jep zjarr, byreku piqet dhe helmon noçkën e vizionit opozitar. Si mundet të imagjinojë njeriu, SHBA-në si një byrektore!?

Tek Lana e marrëzisë do të mbytesh, të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe përpiqesh me tërbim të bëhesh litar në qafën e tyre. Kërkon të bëjë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni 2 muaj që kërkoni , ke je ku je?

Jemi tek hera e 9 pika e 37  faqa 8. Në Shqipëri e ftoja unë atë, dhe në Neë York më ftonte ai mua, dhe ku është këtu kompromentimi? Këtu flitet për të akuzuarit që nuk ka bërë sipas tyre detyrën e tij, po ku hyn këtu krimi dhe kompromentimi im? Ta dini ju sa takoj unë nëpër restorante kur shkoj jashtë shtetit duhet të bëni Komision javë për javë. Bëni dhe një Komision për Rudën se në restorant e kam takuar.

Nuk kishit asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media, po ti kishim si do i mbanim të fshehura? Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, por ia merrte tutori. Po të kisha informacion, do t’i kisha përcjellë kudo që të mundja. Problem për vendin do të ishte sikur unë të kisha informacion se rusët hidhnin para për birra dhe çadra për të rrëzuar qeverinë dhe të mos reagoja.

Dëgjova që artistin Lulzim kërkonte të vërtetëm. Cilën të vërtetë doni? Rusët i kam shpikur përmes një informacioni dezinformuar, që nga zyra ime i është një persona A, nga Tropoja. Ju doni që shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë të fuqisë time penetruesë në sistemin amerikan duke i barë ata barkderra të lëviznin. Ju qofshi, zoti i ndihmoftë ata që ju vijnë….Apo thoni dhe një tjetër: Kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminoj këta që eliminohen vetë çdo ditë ka 10 vite.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Rama u largua nga seanca! Bardhi: Nuk iu përgjigj asnjë pyetje, ka kaluar çdo vijë të kuqe

Rama u largua nga seanca! Bardhi: Nuk iu përgjigj asnjë pyetje, ka kaluar çdo vijë të kuqe

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip