Skip to content
Të Gjitha

I përfshirë në pengmarrjen e Jani Prengës! Vetëdorëzohet në polici Ardian Doçi

· 2 min lexim

Pengmarrja e Jani Prengës është kthyer në një ‘serial’ me episode të pafundme.

Me zbarkimin në Shijak dhe krijimin e ‘Anti-KÇK’-së, efektivët e OFL kryen një operacion në Shkodër.

Në qendër të tij ishin fisi Bajri dhe Doçi, të dyshuar se bëjnë pjesë në bandën e cila urdhëroi vëllain e viktimës të nxirrte sasinë e drogës nga porti britanik.

Por, ai i fundit nuk iu bind dhe kështu ata urdhëruan rrëmbimin e 49-vjeçarit.

Së fundmi, bëhet me dije se Ardian Doçi, një nga anëtarët e grupit “Dukagjini” është rikthyer në Shqipëri.

Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Ky rikthim vjen pas sekuestrimit të pasurisë një ditë më parë.

Ai është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ka udhëtuar nga Viena në drejtim të Podgoricës.

Këtë kthim ai e kishte paralajmëruar një ditë më parë në një komunikim për mediat, teksa mohoi të ketë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës.

Ditën e djeshme efektivët e anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor.