Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I penduari Tafani rrëfehet në GJKKO: Si u njoha me Laert Haxhiun dhe bandën e tij

13:00 04/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dëshmuar për herë të parë Artan Tafani, i penduar i drejtësisë që ka zbardhur 17 krime të rënda të bandës së Laert Haxhiut.

Ai është përballur me pyetjet e prokurorit Behar Dibra dhe ka rrëfyer me detaje rrugëtimin e tij kriminal, që nga fëmijëria deri te përfshirja në grupin famëkeq të Lushnjës.

Tafani ka treguar se kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Greqi, ku u përfshi në veprimtari të paligjshme.

“Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri, ku në vitin 2015 u arrestova për vjedhje”, deklaroi ai në sallën e gjyqit. Ai shtoi se kishte qenë përdorues droge dhe i prekur nga ngjarje traumatike që në fëmijëri: “Në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunarë dhe ika me nënën në Greqi”.

Atje, familja e tij kishte ngritur një biznes me materiale ndërtimi dhe Tafani nisi fillimisht një jetë të ndershme, duke punuar me bojëra dhe lyerje. Por, sipas tij, më vonë u kthye në aktivitet kriminal dhe përfundoi i arrestuar për vjedhje. “Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia, punova me xhaxhain në ndërtim dhe lyerje, lash edhe drogën, por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015 sepse vodha një western union. Aty më dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova 6 vite burg”.

Nga burgu nisi edhe kontakti i tij me elementë të krimit të organizuar në Lushnjë. Sipas dëshmisë, njohja me pjesëtarë të botës së krimit nisi pas plagosjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Tafani përmendi se arma e përdorur në këtë ngjarje u gjet në stanin e babait të Laert Haxhiut.

“Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja, erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenj aty,” rrëfeu Tafani. Më tej ai tregoi edhe takimin e parë me Laert Haxhiun: “Pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant, i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më dërgoi fjalë Klajd Taullahu, më tha do të të takojë Lulzimi. Donte të bënim ndonjë punë me mall, pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë, unë vetë kam dhe emrin tjetër Marius”.

Artan Tafani u arrestua në shtator të vitit 2023 pas një grabitjeje me armë në një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit në Tiranë.

Pas arrestimit, ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke marrë statusin e të penduarit dhe zbardhur aktivitetin e bandës së Laert Haxhiut, për të cilën SPAK ka marrë të pandehur 8 persona, të akuzuar për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit.

Etiketa: Artan TafaniGJKKOLaert haxhiu

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para
Gaza/ Mbyllen për një ditë qendrat e shpërndarjes së ndihmave

Gaza/ Mbyllen për një ditë qendrat e shpërndarjes së ndihmave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.