Skip to content
Të Gjitha

I mori jetën babait duke e qëlluar me sëpatë, jepet masa e sigurisë për 35-vjeçarin

· 1 min lexim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë, “Burg pa afat”, për 35-vjeçarin, Arjan Shahaj, raporton Top Channel.

Ky i fundit goditi me sëpatë në kokë babanë e tij 77-vjeçar duke i marrë jetën, teksa kishin dalë për të prerë dru, në fshatin Shalës të Memaliajt.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ka kartelë mjekësore.

Për këtë arsye, gjykata ka marrë vendimin që 35-vjeçari t’i nënshtrohet një ekspertimi nga mjekët e psikiatrisë.

Në dëshminë e tij të parë, i riu tha se babai i kërkonte të mos ngacmonte një vajzë, ndërsa ai ia kishte përsëritur, se nuk donte të dëgjonte më këtë muhabet.

Mirëpo në dëshminë e radhës, Shahaj dha një version tjetër.

Ai rrëfeu, se babai e kishte qëlluar me shuplakë, për shkak se kishte refuzuar që të priste dru, ngaqë ishte alergjik.

Më pas i riu kishte marrë sëpatën dhe kishte goditur babanë, por nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes, derisa të sigurohej se i ati kishte ndërruar jetë.