Skip to content
Kryesore

I morën një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, lihet në burg polici

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Shuip Çamin, oficer i Policisë Gjyqësore në Policinë e Dibrës, dhe “detyrim paraqitje” për Aldo Pucën, të dyshuar për marrjen e një shume prej 3 mijë eurosh nga një shtetas për favorizim në një procedurë gjyqësore.

Prokurorja Dorina Bejko ka konstatuar gjatë hetimeve se Aldo Puca, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka neglizhuar detyrat e tij ligjore gjatë hetimit të një çështjeje penale kundër shtetasit A. Sh.

Sipas prokurorisë, Puca ishte në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, por nuk i referoi ato në prokurori në kohën e duhur, duke vepruar vetëm pas dy vitesh.

Ndërkohë, SPAK ka ngritur ndaj Shuip Çamit akuzën për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, një vepër penale që parashikon një dënim deri në 10 vite burg.