Skip to content
Të Gjitha

I lexoi mesazhin ne telefon, shqiptari bën vajzën për spital

· 1 min lexim

Një 52-vjeçar ka dhunuar në mënyrë kafshërore  të bijë e tij 15-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Acalenjo, në ishullin e Kretës.

Shkak për dhunën është bërë një mesazh, që 52-vjeçari lexoi në telefonin e së bijës

Si pasojë e goditjeve, adoleshentja ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital.

Siç raporton gazetari Artur Bibe, policia arrestoi menjëherë shqiptarin, nën akuzën e “Dhunës në familje” dhe  “Kërcënim ndaj personave të mitur”.

Ditën e sotme do të zhvillohet gjyqi, ku pritet që 52-vjeçari të dënohet me burg.

Mësohet se shqiptari dhunonte shpesh gruan dhe fëmijët, si dhe ishte përdorues i alkoolit.