Skip to content
Aktualitet

I kërkuar për plagosje, arrestohet djali i hoxhës që ngacmonte seksualisht gratë

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e djeshme ka arrestuar një 24-vjeçar. I riu akuzohet për plagosjen me sende të forta të një 64-vjeçari, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ai e ka goditur 64-vjeçarin për motive të dobëta. M. T., 64 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari është djali i Artur Lloçit, person me precedentë kriminalë, i akuzuar për përdorim e shitje të lëndëve narkotike.

Fatmir Lloçi u investigua nga emisioni “Stop”, ku madje skandali u transmetua në 28 mars të vitit 2018. Lloçi me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë.

Fatmir Lloçi ishte vetëquajtur hoxhë e shërues dhe aktivitetin e tij e kryente në shtëpinë e tij në Tiranë.

Lloçi i mashtronte vajzat e gratë me pretendimin se ai ishte i aftë të hiqte magjinë e syrin e keq prej tyre, në këmbim të lekëve apo favoreve seksuale.