Skip to content
Kryesore

I jep fund jetës me armën e shërbimit punonjësi i Gardës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një efektiv i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në automjetin e tij.

Trupi i 47-vjeçarit Gentjan Lelçaj u zbulua brenda garazhit të banesës së tij në rrugën “Mihal Grameno”, rreth orës 02:00.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Lelçaj ishte pjesëtar aktiv i Gardës dhe po kalonte një periudhë të vështirë personale, pasi ndodhej në proces divorci me bashkëshorten, çka mund të ketë ndikuar në vendimin fatal.

Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes, duke analizuar pamjet e sigurisë dhe duke marrë dëshmitë e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.