Skip to content
Kryesore

I fshihej drejtësisë në shpellë, arrestohet 33-vjeçari për vjedhje e ngacmim seksual

· 1 min lexim

Policia e Lezhës ka arrestuar Valentin Kovaçin, 33 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

Sipas uniformave blu, Kovaçi ishte denoncuar nga një 30-vjeçare, e cila raportoi se ai i kishte grabitur çantën me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas disa ditësh në arrati, ai u gjet i fshehur në një shpellë, ku kishte tentuar t’i shpëtonte arrestimit. Gjatë operacionit, policia sekuestroi si prova materiale një portofol dhe dy telefona celularë, të dyshuar si të vjedhur.

33-vjeçari tashmë ndodhet në pranga dhe pritet të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.