Skip to content
Të Gjitha

I drejtoi armën kushëririt për pronat, prangoset 25-vjeçari

· 2 min lexim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për kanosje me armë.

Mësohet se 25-vjeçari K.D., është dënuar me vendim të formës së prerë me 3 vite burg.

I riu akuzohet se ka kanosur me armë kushëririn e tij për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur më 20 mars të 2017-ës, në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë

Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vite burgim.

Ndalohet nga Policia 25 vjeçari K. D., banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kurshuririn e tij për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.