Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I dhuroi 4900 m2 tokë Arqile Bollanos, SPAK kërkon arrestim të dytë për Jorgo Goron

12:09 03/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Rëndohet pozita penale e ish-kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro! Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga GJKKO për një tjetër masë sigurie “arrest me burg” për Goron. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për “OraNews“, shkruan se Goro po hetohej nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj, por dosja kaloi në SPAK dhe iu dorëzua hetuesit, Elvin Gokaj. Kësaj here çështja ka të bëjë me një sipërfaqe toke në Himarë, për të cilën gjithashtu është kërkuar sekuestro. Toka, 4900 metra katrorë, i është dhënë në mënyrë të parregullt Arqile Bollanos, i cili aktualisht është caktuar si kryetar i komanduar në bashkinë e Himarës.

“Hetimet e SPAK janë përqëndruar dhe tek përfituesi i këtyre dy pasurive Arqile Bollano dhe një person tjetër që kanë qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë,“-bën me dije gazetari në shkrimin e tij.

Sipas dosjes hetimore, kallëzimi është bërë fillimisht në Komisariatin e Himarës nga një banor i Himarës, i cili ishte edhe pronari i tokës në bazë të ligjit “7501”. Por 9 vite më parë ( në periudhën kohore 2015-2016), Bollano ndërtoi një listë emërore për disa banorë të zonës, të cilët duhet të trajtoheshin me tokë nga bashkia Himarë. Kjo listë u hartua me pretendimin se emrat e shënuar nuk ishin trajtuar me tokë bujqësore në vitin 1991-1992 dhe se tani kjo duhet të “korrigjohej” nga ana e bashkisë Himarë. Edhe pse ishte pjesë e grupit të punës, Arqile Bollano kishte futur në listë edhe emrin e tij duke marrë një sipërfaqe totale prej 4900 m2 në zonën e Himarës.

Pasuria që Bollano i dha vetes iu mbivendos në pothuajse 80 për qind mbi pasurinë e një mësuesi në Himarë, fakt që është provuar nga një akt-ekspertimi topografik të kryer nga Prokuroria e Vlorës. Po ashtu, nga hetimet rezultoi se Bollano nuk duhet të ishte përfitues, pasi ishte “trajtuar” me tokë në vitin 1991, megjithatë kjo nuk e pengoi që të kërkonte sërish dhe Goro ta “ndihmonte” me firmën e tij për t’i marrë pronën bashkëqytetarit.

“Ligji e përcakton qartë se familjet bujqësore që janë trajtuar me tokë nga komisionet e ndarjes së tokës, përjashtoheshin nga përfitimi, edhe nëse ishin përdorues faktikë të një sipërfaqe toke. Kjo pasi pjesën takuese. Por kjo gjë nuk është mbajtur parasysh, sikundër nga ana e kreut të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk është marrë asnjë masë për të kryer verifikime në teren nëse tek këto sipërfaqe toke, ka mbivendosje ose jo, nëse mbi këto sipërfaqe toke ka ndërtime me leje ose pa lejë, nëse për këto sipërfaqe toke ka apo jo pretendentë të tjerë të pronësisë, nëse është e rregulluar marrëdhënia mes kufitarëve etj.Për shkak të këtyre shkeljeve të njëpasnjëshme dhe nisur nga pozita juridike e Arqile Bollanos, i cili mban funksionin e kryetarit të komanduar të bashkisë Himarë, prokuroria e Vlorës vendosi të shpallë moskompetencën dhe dosjen t’ia kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK,”-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Kështu, dosja ka kaluar në SPAK. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili për momentin vijon të jetë në burg për shkak të një tjetër toke. Ai akuzohet se i ka dhënë 5 mijë metra katrorë Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Etiketa: Jorgo Goro ne Spak

Të lidhura

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend
Aktualitet

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat nga lista e hapur, ndërkohë që do...

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot në detin Mesdhe, rreth 20 kilometra në jug-jugperëndim të...

09:23 14/05/2025
Para
DW: Fredi Beleri s’mund ta ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

DW: Fredi Beleri s’mund ta ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.