Skip to content
Kryesore

I dënuar në Shqipëri për armëmbajtje dhe drogë, kapet në Britani i riu

· 2 min lexim

Ervis Vrenozi, 39 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një dënimi me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Fierit, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ishte dënuar për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe prodhim/shitje të lëndëve narkotike.

Kapja e tij u bë e mundur falë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, të koduar “Akuzat”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:

-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.