Skip to content
Të Gjitha

‘I bën nder shtetit’/ 30-vjeçarit i kapen 30 mijë euro në Kakavijë, do t’i kalonte me çantë

· 1 min lexim

Shqiptarët nuk vënë mend! Edhe pse kanë fituar para nëpër botë me djersë ose me rrezik koke, përsëri kultura për ta ruajtur paranë e tyre është shumë e ulët.

Një sasi e konsiderueshme eurosh janë kapur sot nga policia kufitare në Kakavijë.

Forcat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare një 30-vjeçar nga Saranda, teksa po udhëtonte me një automjet drejt Greqisë.

Në çantë atij i janë gjetur një sasi prej 30 mijë eurosh të padeklaruara paraprakisht, çka i ka kushtuar atij ndalimin e menjëhershëm drejt shtetit grek.

Menjëherë janë marrë inspektorët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër, të cilët po kryejnë veprimet ligjore në këto momente.

Kjo është hera e dytë brenda një jave, që forcat e Policisë së Stacionit Kufitar të Kakavijës, zbulojnë sasi parash të huaja në tentative për të kaluar drejt Greqisë dhe anasjelltas.

/GazetaReforma.com/