Skip to content
Kryesore

I akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, SPAK jep dënimin për Sherën

· 1 min lexim

SPAK ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.

SPAK ka deklaruar se nga hetimet ka rezultuar se Jemin Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe ka krijuar grupin kriminal për realizimin e vrasjes.

Pjesëtarët e grupit kriminal kanë vëzhguar Behar Sofinë për gjashtë muaj, deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurtit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

Shera u gjykua në mungesë në një proces të veçuar nga të akuzuarit e tjerë për të njëjtën ngjarje.