Skip to content
Të Gjitha

Humbin jetën nga COVID-19 5 persona pa sëmundje bashkëshoqëruese, ndërkohë shifrat e infektimeve mbeten të larta

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 104 raste të reja pozitive me koronavirus, numër ky i përafërt kme një ditë më parë, ndërkohë që kanë humbur jetën 5 persona, të gjithë pa sëmundje bashkëshoqëruese.
5 qytetarët që  nuk e  fituan dot betejën me sëmundjen ndodheshin të shturar në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv.

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.

Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos.

COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)

Testime totale                   37875

Raste pozitive                     4570

Raste të shëruara             2608

Raste Aktive                        1834

Humbje jete                       128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   962

Durrës                  209

Shkodër                               196

Vlorë                     97

Lezhë                    83

Korçë                    66

Fier                                        58

Elbasan                                 49

Kukës                    43

Berat                     31

Gjirokastër         20

Dibër                     20