Skip to content
Të Gjitha

Humbin jetën nga COVID-19, 4 persona mes tyre një 31-vjeçar ndërkohë rastet e reja mbeten përsëri të larta

· 2 min lexim

Vijon të përparojë frikshëm Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve prej fillimit të epidemisë në 154.Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.

Sakaq, në përditësimin e përditshëm të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 raste të reja nga 507 testime të kryera dhe tashmë numërohet 5197 të infektuar në total.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)

Testime totale             40699

Raste pozitive               5197

Raste të shëruara        2883

Raste Aktive                 2160

Humbje jete                 154

(Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1164

Durrës                         259

Shkodër                       205

Vlorë               104

Lezhë               84

Fier                              79

Kukës               66

Korçë               63

Elbasan                        51

Berat               32

Gjirokastër      29

Dibër               24