Skip to content
Aktualitet

Humb jetën pushuesja, mbytet në plazhin e Vlorës

· 1 min lexim

Një pushuese ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në “Plazhin e Vjetër” të Vlorës. Mësohet se viktima është rreth 60 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak ndërkohë që ka qenë brenda në det.

Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë por ajo nuk ka reaguar. Viktima është Sh. B., rreth 60 vjeçe.

Pavarësisht se ambulanca ka shkuar në vendngjarje, mësohet se viktima nuk kishte shenja jete. Priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të mësuar edhe shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.