Skip to content
Aktualitet

Humb jetën në burgun grek, mbahet e fshehtë vdekja e shqiptarit

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehtë për gati një javë nga shteti grek dhe mediat e shtetit fqinj.

Një shqiptar ka humbur jetën në burgun e Patrës, ku vetëm sot familjarët e tij kanë kryer ceremoninë mortore në Fier.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në burgun e qytetit të Patrës. Shqiptari ka qenë i moshës 55-60-vjeçare. Trupi i tij është gjetur i pajetë dhe ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.