Skip to content
Aktualitet

Humb jetën 65-vjeçari, gjendet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Selenicë të Vlorës. Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë.

Kanë qenë vetë familjarët ata që e kanë gjetur 65-vjeçarin S.N., të vetëvarur në oborrin e banesës, në orën 7 të mëngjesit.

Nga hetimet e deritanishme, nuk janë vënë re shenja dhuna apo dëmtime të tjera.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.