Skip to content
Të Gjitha

Hodhi akuza për komplot, Alban Zeneli i kundërpërgjigjet Rudina Hajdarit

· 1 min lexim

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, hodhi akuza të forta mëngjesin e sotëm, ndaj liderit të demokratëve, Lulzim Bashës.

Hajdari foli për një plan të Bashës, për të sabotuar reformën zgjedhore.

Sipas Hajdarit, kreu i demokratëve, po përdor deputetët Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Korab Litën.

Ky i fundit pretendon të jetë kreu i ri Grupit Parlamentar të PD, pas votimit të fshehtë.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e Hajdarit ka reaguar deputeti Alban Zeneli, shkruan ‘Dosja.al’.

Ky i fundit është shprehur se kreu i ri i Grupit Demokrat është Korab Lita.

Sipas tij, përzgjedhja e tij është bërë mbi baza ligjore.

“Që nga dita e premte, kreu i grupit parlamentar demokrat është Korab Lita. Vlefshmërinë këtij vendimi nuk ia jap unë por ia jep ligji. Nuk kemi kërkuar largimin e Hajdarit, kemi kërkuar rregullim organizativ të grupit”, u shpreh deputeti.

Grupi parlamentar demokrat tashmë është përçarë pasi Hajdari dhe deputetët demokrat kanë lëshuar replika ndaj njëri-tjetrit.

Hajdari nuk e pranon vendimin e kolegëve të saj, të cilët njohin si kryetar të Grupit Demokrat, Korab Litën.