Policia e Tiranës ka arrestuar dy të mitur, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar, të cilët akuzohen se hodhën lëndë djegëse në oborrin e një banese në rrugën “Berit Beker” të kryeqytetit.
Operacioni i koduar “Yard” çoi në identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë hedhur dy shishe me benzinë në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh. për shkak të një konflikti të mëparshëm dhe për motive të dobëta.
Çështja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.