Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Historia e pazakontë e gjyqtarit nga Kavaja që mori 55 paga dhe u largua brenda ditës nga drejtësia

17:46 09/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Historitë e çuditshme në vendin tonë, e sidomos në sistemin e drejtësisë nuk kanë të sosur, teksa dita-ditës njihemi me raste të reja dhe të pashpjegueshme.

I tillë është edhe rasti i gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, i cili është i përfshirë në një vorbull ngjarjesh të cilat datojnë që mars të 2014.

Shqiptarja.com bën me dije se në këtë vit Aliu është kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI) për fshehje pasurie.

Referuar këtij kallëzimi, gjyqtari nuk kishte deklaruar 41 transferta bankare drejt Italisë.

Po ashtu, ai kishte fshehur një llogari bankare në vlerë 3.1 milionë lekësh dhe një kontratë huaje për blerjen e një apartamenti.

Pas kallëzimit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) më datë 29 prill 2015 ka marrë vendimin për pezullimin nga detyra të Osman Aliut.

Mirëpo, më 9 janar të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësorë (KLGJ) vendosi të rrëzojë vendimin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe e riktheu në detyrë gjyqtarin, vendim ky i marrë pasi Gjykata e Apelit kishte rrëzuar akuzat e Prokurorisë për mosdeklarim pasurie.

Por, nuk mbaron këtu!

Përveç rikthimit në punë, KLGJ i njohu gjyqtarit Osman Aliu të drejtën për përfitimin e pagës për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra, nga data 29.04.2015 deri në vitin 2020, rreth 55 paga.

Po në të njëjtën ditë, më 9 janar 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur mbarimin e statusit të gjyqtarit për Osman Aliun, pas kërkesës së këtij të fundit për të dhënë dorëheqjen nga drejtësia, me motivacionin se ka mbushur moshën 65 vjeç dhe ka të drejtë për pension të parakohshëm.

Kjo kërkesë ishte bërë më 19 dhjetor të 2019, ku përveç dorëheqjes gjyqtari i ka kërkuar KLGJ-së të merrte pagat për kohën e pezullimit.

Kujtojmë se sipas ligjit, gjyqtarët dalin në pension 65 vjeç, por mund të përfitojnë pension të parakohshëm në moshën 60 veçare.

Lëvizjet e gjyqtatit Osman Aliu dhe vendimi i KLGJ janë marrë në shqyrtim nga Komisioni i Vetingut, i cili e ka interpretuar largimin e gjyqtarit si dorëheqje nga sistemi i drejtësisë dhe kështu KPK ka vendosur të ndërpresë Vetingun për gjyqtarin Osman Aliu dhe t’i heqë të drejtën për t’u kthyer në sitstem për 15 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se në mars të vitit 2014, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar një letër ish-presidentit Bujar Nishani ku i shprehte shqetësimin e tij se gjyqtari Osman Aliu merret vendime të dyshimta.

Por, Nishani iu përgjigj përmes një editoriali , duke kërkuar që të ndalej urgjentisht shantazhimi i gjyqtarëve nga ministri i Brendshëm, teksa një muaj më vonë, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, urdhëroi verifikimin e zbatimit të dispozitave procedurale penale dhe administrative nga gjyqtari Osman Aliu.

Etiketa: gjyqtarosman aliu

Të lidhura

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping
Bota

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Xi Jinpingun, presidentin e Kinës, si një udhëheqës “të ashpër” dhe “jashtëzakonisht të vështirë...

16:46 05/06/2025
‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi
Aktualitet

‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka rrëfyer për herë të parë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:26 04/06/2025
Para

Coronavirusi në Gjermani: Shënohen dy viktimat e para, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.