Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hije skandali me gjyqet për ‘shkarkimet nga puna’/ Nipi i Ben Qimes fiton miliona si dëmshpërblim pas largimit nga Albpetrol

14:04 12/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Është viktimizuar dhe persekutuar politikisht sepse ishte mbështetës i LSI-së, ku për këtë arsye është shkarkuar edhe nga detyra e drejtorit në Albpetrol.

Ky ka qenë pretendimi i Marjus Isufajt, ish-drejtor i Qendrës së Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, i emëruar në këtë post nga LSI-ja, i cili tani ka përfituar dëmshpërblimin e majm nga Gjykata e Fierit.

Pak ditë më parë mediat raportuan në lidhje me këtë skandal që kishte ndodhur në Gjykatën e Fierit, ku nipi i të “fortit të Fierit”, Arben Isufajt, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, ka fituar afro 500 milionë lekë dëmshpërblim nga shteti, pasi pretendonte se ishte pushuar nga puna sepse ishte “militant i LSI-së”.

Bindjet e tij politike dhe “persekutimi” për to, kanë qenë pikërisht dhe “arma” me të cilën ai fitoi gjyqin. Nipi i Ben Qimes ka pretenduar në Gjykatë se, është diskriminuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, sepse ishte me LSI-në.

Nga sa mësohet, kanë mjaftuar vetëm 4 seanca gjyqësore, që vendimi të merret në 19 tetor 2020, nga gjyqtari Ergys Selmani, i cili ka urdhëruar shoqërinë “Albpetrol” të dëmshpërblejë financiarisht, Marjus Isufajn dhe 8 familjarët e tij.

Më datë 8 shtator 2020, gjykata e Apelit Vlorë, ka dëmshpërblyer me 16 paga, ish-drejtorin Marjus Isufaj, për shkak se ky person ishte shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga puna.

Padinë për dëmshpërblimin në vlerën e 49,355,734 lekëve të reja, ish-drejtori Marjus Isufaj e ka bërë në 5 mars 2020.

Padia

Në këtë padi civile, Marjus Isufaj, i është bashkuar gruaja e tij, Anila, dy prindërit Ymer dhe Shqiponjë Isufaj, si dhe 5 fëmijët e tij. Ata kanë pretenduar se ishin ndjerë të diskriminuar, pasi familjari i tyre ishte larguar nga puna pa të drejtë dhe për pasojë, kishin pasur depresion gjatë kësaj periudhe.

Marjus Isufaj dhe familjaret e tij, kanë pretenduar se janë diskriminuar nga vendimet e padrejta dhe të ndikuara politikisht nga zyrtarët e shoqërisë tregtare “Albpetrol”.

Në vendimin e Gjykatës së Fierit thuhet se konflikti më “i mprehtë” mes zyrtarëve të “Albpetrol” dhe Marjus Isufaj, ka ardhur për shkak se ai ishte kundërshtar politik i tyre, pas zgjedhjeve parlamentare të datës 25 Qershor 2017.

Më tej, në vendim thuhet se, pas këtij momenti zyrtarë të “Albpetrol”-it duke e parë dhe trajtuar Marjus Isufaj, si një kundërshtar politik, kanë përgatitur terrenin për pushimin e tij nga puna.

“Albpetrol, kishte shkelur trajtimin e barabartë të punëtorëve në lidhje me përzgjedhjen dhe mbajtjen në detyrë të tyre, si dhe mënyrën e trajtimit të Isufaj, gjatë ekzistencës se marrëdhënies së punës. Për më tepër ‘Albpetrol’, e ka trajtuar Isufaj në mënyrë të disfavorshme dhe me pasoja negative, me keqdashje, si dhe nuk kishte parë me objektivitet përvojën e Isufaj, në punë si dhe mbi të gjitha edhe gjendjen e tij shëndetësore”,- thotë Gjykata.

Vendimi

Sipas vendimit të marrë nga “togat e zeza” të Fierit, në të cilin thuhet se, pas zgjidhjes së marrëdhënies së punës, gjendja shëndetësore e Marjus Isufaj ka filluar “të shqetësohet” dhe ai është detyruar t’i drejtohet për diagnostikim Spitalit Amerikan.

“Në datën 24 janar 2020, Marjus Isufaj, rezulton të jetë trajtuar me sëmundjen e ‘çrregullimeve mendore’, pasi ka rezultuar se ka shfaqur gjendje frike dhe ankthi, mungesë dëshire për të komunikuar me njerëzit, mbyllje në vetvete, dhe menjëherë i është rekomanduar fillimi i terapisë me medikamente”.

Nisur nga kjo situatë, në 19 tetor 2020, pas 4 seancash gjyqësore, gjyqtari i Fierit Ergys Selmani, vendosi të dëmshpërblejë financiarisht Marjus Isufajn, në shifrën prej 493 milion lekë të vjetra, shifër kjo që nëse do lihet në fuqi dhe në Apelin e Vlorës, duhet të paguhet nga buxheti i kompanisë shtetërore “Albpetrol”.

/GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ben qimjagjyqpunashkarkimeskandal

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Nesër hyjnë në fuqi, këto janë masat e reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 në Kosovë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip