Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hidrocentrali i Skavicës/ Rama: SHBA-të do ta financojnë, nesër firmoset…

15:38 02/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndryshe nga sa kishte deklaruar rreth 4 muaj më parë, kur me kreun e KESH-it, Benet Beci prezantoi projektin në “3D” për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, kryeministri Rama sot “e ka ndryshuar”.

Rreth 4 muaj më parë, në qershor, Krueministri Rama deklaroi se, projekti për hidrocentralin e Skavicës mbi lumin Drini i Zi, do të ndërtohet me fondet e shtetit shqiptar.

Këtë fakt, Rama, e bëri gjatë një ceremonie në Divjakë të Lushnjës, ku u finalizua ankandi ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë.

Por sot pas katër muajsh, Kryeministri Rama, ka dhënë lajmin se qeveria është “çliruar nga një barrë” që nuk mund ta mbante gjithsesi, duke thënë se SHBA-të kanë vendosur të financojnë ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

Kjo marrëveshje e rëndësishme sipas kryeministrit, do firmoset nesër.

Marrëveshja me SHBA-të

“Ne me SHBA-të nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do të financohet nga SHBA-të, që është një gjest fantastik i vullnetit të SHBA-ve për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për çka Shqipëria ka bërë, për çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë periudhë. Për ato që shprehen në letrën e presidentit (i referohet letrës që Trump i dërgoi Ramës)”,- tha Rama para gazetarëve.

Më tej, kryeministri tregoi gjithashtu se SHBA-të do t’i dhurojë Shqipërisë një numër të caktuar respiratorësh për koronavirusin, për spitalet e vendit.

“Po ashtu SHBA, kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë në Europë, pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë.

Është e qartë që me SHBA kemi bërë dhe do bëjmë gjëra të tjera si rezultat i forcimit të marrëdhënies mes nesh dhe tyre”,- përmbylli kryeministri.

Këto deklarata Kryeministri Edi Rama, i bëri sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar, Avdulla Hoti, pas mbledhjes së dy qeverive këtu në Tiranë.

Rama deklaroi faktin e Skavicës duke i’u përgjigur interesit të gazetarëve mbi pyetjen nëse në këtë projekt do të përfshihej për financim edhe qeveria e Kosovës.

Interesimi për Skavicën

Sipas kryeministrit Rama, projekti i HEC-it të Skavicës do të jetë një vepër e vështirë, por do jetë patjetër një vepër që do të transformojë rrënjësisht sistemin, duke garantuar optimizimin e gjithë kaskadës së Drinit.

“Dihet që Skavica është një element i munguar i projektit origjinal të kaskadës së Drinit dhe do të jetë edhe fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe i përmbytjeve që pastaj pasojnë si rezultat i derdhjes, pra i derdhjes së parave në formë uji në atë moment, duke shkaktuar dëme dhe duke i kushtuar pastaj buxhetit të shtetit gjithmonë shtrenjtë për të rikompensuar dhe për të ndihmuar njerëzit që të ringrihen”,- tha Rama katër muaj më parë.

Ideja për ndërtimin e HEC-it të Skavicës ka rreth 40 vjet që qarkullon në të gjitha kabinetet dhe institucionet energjetike të Shqipërisë.

Projekti për hidrocentralin e Skavicës është propozuar fillimisht në mesin e viteve ‘80, të shekullit të kaluar, ku kanë përfunduar studimet hidrogjeologjike.

Por vazhdimi i projektit dhe realizimi i tij nuk janë bërë të mundur për shkak të mungesës së fondeve nga qeveria komuniste e asaj kohe.

Specialistë të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës në Shqipëri, kanë theksuar se vlera për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është shumë e lartë, dhe se shteti e ka pasur të pamundur që të realizojë këtë investim me fondet e veta.

Kjo vepër u vendos që të jepej me koncension për 30 vjet. Më pas, ky hidrocentral u diskutua që t’i jepej shtetit shqiptar dhe KESH-it.

/GazetaRefiorma.com/

 

Etiketa: hidrocentraliramashbaSkavica

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

“Luani i Artë”, Igli Tare na nderon të gjithëve me çmimin prestigjioz në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.