Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hidrocentralet pranë pikës kritike, ministria mburret: Dyfishuam prodhimin e energjisë

15:09 09/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Hidrocentrali i parë që po shkon drejt pikës kritike, për shkak të reshjeve, është Vau i Dejes. Ai ndodhet në kuotën e 75.58 metrave, nga 76 që ka nivelin maksimal.

Edhe Komani, po ashtu që ndodhet në kuotën e 174.42 metrave nga 175.5 metra që ka nivelin maksimal. Të dy punojnë me kapacitet të plotë dhe prodhimi i energjisë ka shkuar në 17 milion megavat/orë.

Rezerva ka vetëm Fierza që ndodhet në 280.29 metra nga 296 që ka pikën kritike. Situata raportohet në monitorim të vazhdueshëm dhe kujdes maksimal, pasi shtimi i prurjeve në ditët e ardhshme si pasojë e reshjeve dhe shkrirjes së dëborës, mund të rezultojë fatal për zonën e nënShkodres.

Rritja e shkarkimeve do të shtonte sipërfaqen e përmbytur, e në të njëjtën kohë do të ishte rrezik për shtëpitë e banimit. Ndaj Autoritetet thonë se çdo shkarkim do të bëhet gjatë ditës dhe në informim të institucioneve dhe popullatës, për të shmangur të papriturat që i diktojnë kushtet atmosferike.

Reagon Ministria e Energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bën të ditur se në sajë të angazhimit të të gjithë aktorëve u bë e mundur evitimi i rëndimit të mëtejshëm të situatës në ultësirat e Shkodrës dhe Lezhës.

Në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit është rritur prodhimi duke arritur në kapacitetet maksimale ndërkohë që hidrocentrali i Fierzës është mbajtur jashtë pune për të bërë të mundur grumbullimin e rezervave hidrike për periudhën në vijim.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë thekson në reagimin e saj se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

“Situata e motit të përkeqësuar nuk na gjeti të papërgatitur. Në sajë të masave të marra në momentin e duhur dhe falë menaxhimit të integruar të punës me të gjithë aktorët në kaskadën e hidrocentraleve që ngrihen mbi lumin Drin, ja dolëm të shmangim një rëndim të mëtejshëm të situatës në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.

Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit rritëm prodhimin, duke arritur në kapacitetet maksimale, ndërkohë kemi mbajtur jashtë pune Fierzën duke grumbulluar rezerva hidrike. Përmes një koordinimi korrekt dhe në zbatim të Rregullores së Plotave në kaskadën e Drinit evituam një rrezik potencial, por njëkohësisht duke e kthyer në një rast efiçent të maksimizimit të performancës së #KESH. Në çdo moment në monitorim dhe gatishmëri deri në normalizimin e situatës”, shprehet Balluku.

Prodhimi ditor i energjisë është më shumë se dyfishuar duke arritur ne rreth 19 milion kWh. Ndërkohë shkarkimet jashtë agregateve kanë qenë minimale dhe të kontrolluara. Koordinimi ka qenë gjithmonë korrekt dhe në zbatim të Rregullores së Plotave në kaskadën e Drinit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: energjiaHidrocentralprurjet

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para

Dokumenti/ “Salillari” mori 13.7 milionë euro, në kontratë edhe rruga Sarandë-Borsh që e çau shiu në mes

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip