Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hetimet financiare! Kuvendi kërkon rritje efektiviteti nga Prokuroria, të sigurohet akses në regjistrin e IP

11:21 04/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Hetimi financiar, përditësimi i manualeve të lidhura me pastrimin e parave si dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve për monedhat e falsifikuara në vend janë një nga pikat e rëndësishme që Kuvendi ka kërkuar që Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendosë në vëmendje të punës gjatë 2023.

Projektrezoluta e hartuar për këtë institucion sjell në vëmendje edhe çështjen e hartës së re gjyqësore, si dhe atë të sulmeve kibernetike duke nënvizuar se rritjen e efektivitetit të luftës.

Por cilat janë në fakt disa nga detyrat kryesore që i janë ngarkuar këtij institucioni në projektrezolutë?

Në total janë të paktën dhjetë ku së pari të vijojë rritja e rolit aktiv të prokurorëve që të ushtrojnë kontroll efektiv në punën e oficerëve të Policisë Gjyqësore, si dhe të evidentohen rastet që duhen proceduar në rrugë disiplinore.

Së dyti të merren masa efektive për mbrojtjen e viktimave të veprave penale të dhunës në familje dhe veprave penale ndaj të miturve dhe të rritet bashkëpunimi me institucionet shtetërore që ngarkohen me përgjegjësi në këtë drejtim sipas legjislacionit në fuqi. Të forcohen kapacitetet për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të kryera kundër fëmijëve në internet si dhe për hetimin e rasteve të dhunës në familje.

Së treti të vijojë puna për vlerësimin e kapaciteteve profesionale, teknologjike dhe marrjen e masave të tjera për ngritjen sa më parë të sistemit të menaxhimit të çështjeve, si dhe ndërlidhjes duke bashkëpunuar me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Së katërti të vijojë puna e nisur për zhvillimin dhe përfundimin e sistemit elektronik PRESTO për administrimin elektronik të regjistrave proceduralë dhe përfitimin e statistikave në kohë reale me të dhëna gjithëpërfshirëse.

Së pesti të përditësohet manuali për pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve në kuadrin e projektit FIIAPP. Të rritet efektiviteti i hetimeve financiare. Të trajnohen policia dhe prokurorët për të përmirësuar teknikat e hetimit financiar. Të rritet efektiviteti i hetimeve për çështjet e pastrimit të parave dhe të krijohet bashkëpunimi institucional ndërmjet Bankës së Shqipërisë, Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për çështjen e monedhave të falsifikuara në vend.

Së gjashti të raportohet mbi gjetje, problematika dhe rekomandime mbi zbatimin e hartës së re gjyqësore brenda muajit dhjetor.

Së shtati të punohet për të siguruar aksesin e drejtpërdrejtë në regjistrin elektronik të abonentëve celularë dhe adresat IP nga ana e ofruesve të shërbimit të internetit (jo vetëm në 40 regjistrat kombëtarë) për lehtësimin e hetimeve.

Së teti të rritet shkëmbimi i informacionit ndërmjet institucioneve të përfshira (agjencitë ligjzbatuese, prokuroria dhe sistemi gjyqësor) për rastet e trafikimit të armëve të zjarrit.

Së nënti të rriten kapacitetet institucionale dhe profesionale në prokurori si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional nëpërmjet përdorimit të rrjetit të pikave të kontaktit, të ngritur në zbatim të Konventës së KiE-së për Krimin Kibernetik për të rritur efektivitetin në luftën kundër krimit kibernetik dhe mashtrimit në internet.

Në fund të vijojë forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në lidhje me: i) kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike për arritjen e standardeve të unifikuara në zbatimin e ligjit gjatë ushtrimit të funksionit, veçanërisht zbatimin e udhëzimeve me karakter të përgjithshëm për respektimin e garancive procedurale në procesin penal, si dhe ii) për shkelje individuale të magjistratëve./Monitor/

Të lidhura

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë
Aktualitet

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është shënuar në...

08:44 18/07/2025
“Kemi disa gjëra të përbashkëta…”, letra e Trump për Epstein që po trondit SHBA
Bota

“Kemi disa gjëra të përbashkëta…”, letra e Trump për Epstein që po trondit SHBA

Skandali që rrethon figurën e ndjerë Jeffrey Epstein vijon të trazojë opinionin publik amerikan, ndërsa një artikull i fundit i...

08:29 18/07/2025
Para
Atentati në Krujë/ Shoqërohen 3 persona në polici, ja çfarë dyshohet

Atentati në Krujë/ Shoqërohen 3 persona në polici, ja çfarë dyshohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

08:44 18/07/2025
“Kemi disa gjëra të përbashkëta…”, letra e Trump për Epstein që po trondit SHBA

“Kemi disa gjëra të përbashkëta…”, letra e Trump për Epstein që po trondit SHBA

08:29 18/07/2025
Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

08:13 18/07/2025
Horoskopi sot: 6 Qershor 2025

Horoskopi sot: 18 Korrik 2025

07:59 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.