Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hetim paralel për vrasjen e Martin Canit, avokati kërkon veprime nga institucionet

20:48 04/12/2024
Reading Time: 1 min lexim
Avokati i familjes Cani: Rama foli për video, policia s’ka momentin e vrasjes

Avokati Redi Ramaj ka deklaruar se familja e Martin Canit ka nisur një hetim paralel për ngjarjen tragjike, ku humbi jetën 14-vjeçari, për të hedhur dritë mbi konfuzionin që ka shoqëruar hetimin nga ana e institucioneve.

Ai ka theksuar se, përveç grumbullimit të dëshmive, ka nisur që nga data 27 nëntor kërkesat për marrjen e dokumenteve shtetërore lidhur me rastin. Megjithatë, ai thekson se dosja e ngjarjes ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në duar të tij.

Në një intervistë për Top Channel, Ramaj ka shprehur shqetësimin se ende janë në fazën e parë të hetimit dhe kjo gjendje nuk është normale.

Ai ka theksuar se hetimi duhet të zbardhë jo vetëm ngjarjen e asaj dite, por edhe të zbulojë nëse kemi të bëjmë me një konflikt mes fëmijësh që çoi në fatalitet apo ka pasur pjesëmarrje të personave të tjerë të bashkëmoshatarë.

Avokati ka shtuar se shumë persona që kanë ardhur për ngushëllim dhe që mund të kenë dijeni për të vërtetat e ngjarjes nuk janë pyetur ende nga autoritetet përkatëse.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të bëhet e mundur marrja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të sigurohen informacionet nga shkolla lidhur me zhvillimin e mësimit në ditën e ngjarjes dhe mundësinë e përfshirjes së fëmijëve të tjerë në incident.

Ramaj ka bërë të ditur se ka paraqitur një sërë kërkesash në institucionet përkatëse, përfshirë shkollën, dhe ka shprehur shqetësimin se deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje konkrete.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: avokatihetimeinstitucionemartin cani

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Rrëzohet qeveria në Francë

Rrëzohet qeveria në Francë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip